E martë, 24 Nëntor 2026Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Lajme

Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Diaspora

Aksident fatal në Itali: ndërron jetë nëna shqiptare 31-vjeçare, tre fëmijë përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një nëne të re me origjinë shqiptare në Itali, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin me të kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, më 22 nëntor, në zonën e Prata di Pordenone.

Viktima është Emanuela Shahini, 31 vjeçe, banore e kësaj zone. Sipas raportimeve, rreth orës 11:00 ajo po i dërgonte fëmijët drejt Villanova-s, ku do të merrnin pjesë në festën e ditëlindjes së nipit të saj.

Nga hetimet e para të karabinierëve, vetura “Ford Fiesta” me të cilën udhëtonte familja dyshohet se ka humbur kontrollin në një kthesë, në një rrugë të lagur nga shiu. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni, e cila është shembur dhe ka depërtuar në pjesën e përparme të automjetit, duke e lënë atë të përmbysur.

31-vjeçarja mbeti e bllokuar brenda veturës dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth orës 12:30.

Në veturë ndodheshin edhe djali i saj 6-vjeçar, vajza 4-vjeçare dhe një shoqe e tyre 10-vjeçare. Fëmijët dolën vetë nga makina pas përplasjes. Vajza 4-vjeçare u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones me lëndime të lehta dhe po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve.

Kryetarja e bashkisë së Prata di Pordenone, Katia Cescon, i ka shprehur ngushëllime familjes Shahini, duke e quajtur ngjarjen një tragjedi të madhe. Hetuesit po vazhdojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Burimi: Gazeta Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *