E martë, 24 Nëntor 2026Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Lajme

Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Aktualitet

Gjashtë kandidatë në garë për kreun e Policisë së Kosovës, MPB-ja bën publikë emrat

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare. Pas mbylljes së afatit për aplikim në konkursin për Drejtor të Përgjithshëm, në garë kanë mbetur gjashtë kandidatë.

Ministria e Punëve të Brendshme, në përgjigjen zyrtare dhënë për këtë rast, ka konfirmuar emrat e kandidatëve që synojnë kreun e Policisë. Ata janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.

Konkursi ishte shpallur më 4 nëntor të këtij viti, pasi Gazmend Hoxha kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i Policisë më 30 tetor, në vazhdën e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit publik, afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 19 nëntor, dhe brenda këtij afati kanë aplikuar gjithsej gjashtë kandidatë.

Hapi i radhës i takon Komisionit për Emërime të Larta në Polici (KELP), i cili do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 13/2012 të MPB-së për themelimin, përbërjen dhe procedurat e këtij komisioni. Ky komision do të bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Sipas kushteve të konkursit, drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë do të zgjidhet për një mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër. Deri në përfundim të procesit, mbetet të shihet se cili nga gjashtë emrat në garë do ta marrë drejtimin e institucionit kryesor të sigurisë në vend.

Burimi: Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *