E martë, 24 Nëntor 2026Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Lajme

Lajme të fundit nga Kosova dhe diaspora

Aktualitet

Haga e dënon Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallur fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi për tentativë të pengimit të personave zyrtarë, zbulim të informacionit konfidencial dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke e dënuar me 17 muaj burgim.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 17 nëntor, rasti lidhet me vizitat që Thaçi ka pritur në qendrën e paraburgimit gjatë vitit 2023. Gjykata ka vlerësuar se gjatë këtyre vizitave ai u ka dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarë të mbrojtur, si dhe udhëzime se si ata duhet të dëshmonin në gjyqin kryesor.

Dënimi prej 17 muajsh do të vuhet veçmas nga dënimi prej 25 vjetësh burgim që Thaçi mori në shtator në procesin për krime lufte.

Në të njëjtin proces, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, por u liruan menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit si e vuajtur. Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin. Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, e mirëpriti aktgjykimin, duke thënë se kushdo që ndërhyn te dëshmitarët do të mbahet përgjegjës, pavarësisht pozitës që ka. Avokati i Thaçit, Luka Misetic, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit.

Burimi: Bota Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *